Ballina Lajme Tidoroviq: 140 numri i të infektuarve nuk është real, pasi ka shum...

Tidoroviq: 140 numri i të infektuarve nuk është real, pasi ka shum më shumë të infektuar

141
SHPËRNDAJE

Numri i vërtetë i të infektuarve me virus nuk është i njohur në Bujanoc dhe Preshevë, dhe ky është problemi më i madh sepse nuk kemi një vlerësim real të situatës, tha epidemiologu Branislav Tiodorovic në seancën e shtabit komunale për situata emergjente..

-Një numër i madh i njerëzve në këto dy qytete trajtohen vetëm në shtëpi. Kjo është arsyeja pse ndodhin komplikime dhe ata përfundojnë në një gjendje të rëndë në spital, vlerësoi Tiodorović.

Në territorin e komunës së Bujanocit janë regjistruar 140 persona pozitivë për Covid 19, dhe ekspertët vendas paralajmërojnë qytetarët që të raportojnë në klinikën covid me simptomat e para, ku deri më tani janë ekzaminuar 2032 pacientë.

Siç kemi njoftuar edhe më herët sot, që nga fillimi i epidemisë në komunën e Bujanocit, 12 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi, dhe Tiodoroviç theksoi se është një numër i madh ky për Bujanocin.

“Është një tragjedi,” tha ai.

Ai shtoi se në fitimin e luftës kundër pandemisë, gjëja më e rëndësishme është mbikëqyrja mbi zbatimin e masave, dhe premtoi ndihmën e shtetit për vetëqeverisjen lokale dhe Shtëpin e Shëndetit në luftën kundër covid 19.

-----