Ballina Sport “Ti je m*t! Dalim jashtë k**vë?!”, sherri Ibra-Lukaku, dalin në dritë ofendime...

“Ti je m*t! Dalim jashtë k**vë?!”, sherri Ibra-Lukaku, dalin në dritë ofendime të reja. Prokurori federal nis hetimet

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Heshtje nga Lukaku. Një mesazh në rrjetet sociale nga Ibrahimoviç. Të gjithë flasin për sherrin e fortë të tyre, ndërsa prokurori federal po vlerëson nëse duhet të hapë apo jo një dosje hetimore për incidentin. Kjo, me pak fjalë, është situata pas përplasjes së titanëve, që ndodhi afër gjysmës së kohës së derbit të fundit të Kupës së Italisë. Një “stuhi” që bëri xhiron e botës falë videove të ndryshme në rrjetet sociale dhe internet. Me sa duket, “Big Rom” nuk e ndjeu nevojën për të ndërhyrë, ose për të dhënë shpjegime. Nga ana tjetër, suedezi dëshironte të sqaronte akuzat e përhapura jozyrtarisht ndaj tij. Në fjalët e tij “kushtuar” sulmuesit zikaltër nuk kishte asnjë referencë raciste.

“Në botën e Zlatanit nuk ka vend për racizëm. Ne jemi të gjithë të së njëjtës racë. Ne jemi të gjithë të barabartë. Ne të gjithë jemi lojtarë, disa më mirë se të tjerët”, – shkroi suedezi në Twitter, duke shtuar një video në Instagram me përqafimet mes dy fëmijëve, një i bardhë dhe një me ngjyrë. Duke mbetur në sferën publike, dje Ibra mori mbështetjen e Pogba përmes rrjeteve sociale, por Codacons, në dritën e sjelljes së tij, i kërkoi “Rai” të anulonte praninë e suedezit në Festivalin e Sanremos. Duke kaluar në sektorin privat, menjëherë pas ndeshjes, numri 11 i kërkoi falje ekipit. E bëri këtë edhe dje në Milanello. Ibra e di mirë se dalja e tij me të kuqe e lehtësoi përmbysjen e Interit. Për këtë arsye, ndien përgjegjësinë e eliminimit nga Kupa e Italisë. Në çdo rast, as Maldini dhe as Massara nuk u paraqitën dje në qendrën sportive kuqezi. Asnjë konfirmim nuk ka arritur në formë gjobe të mundshme për të kuqen.

Natyrshëm ngrihet pyetja: A rrezikojnë suedezi dhe belgu pasoja të tjera? Në raportin e Valerit duket se nuk ka kufij për masa nga gjykatësi sportiv, që tejkalojnë nga një ndeshje skualifikim për të dy: për të kuqin në rastin e Ibra, për plotësimin e numrit të kartonëve të verdhë në rastin e “Big Rom”. Mbetet të shihet si do të sillet prokurori federal, duke pasur parasysh që inspektorët e pranishëm, gjithashtu plotësojnë një raport në fund të secilës ndeshje, në të cilën vërejnë ndonjë shkelje. A do t’i kenë dëgjuar qartë frazat e dy gjigandëve në fushë? E vështirë. Edhe nëse nuk do ta kishin bërë këtë, do të kishte ende hapësirë ​​për hapjen e një hetimi bazuar në rindërtimet e gazetave dhe stacioneve televizive, të cilat raportuan fjalët e thëna nga dy “pretenduesit”. Dje kishte edhe disa shtesa, veçanërisht disa fjali të rënda nga Lukaku: “Të q*** ty dhe gruan tënde. Dëshiron të flasim për nënën time? Ti je një m*t. Çfarë the për nënën time, bir kurve?” Përgjigja e Ibrës: “Thirre nënën tënde. Shko bëj budallallëkun tënd vudu. Gomaricë e vogël”.

Ja debati i pretenduar nga mediat mes dy sulmuesve në derbi:

IBRAHIMOVIĆ: “Ti je m*t!”

LUKAKU: “Dalim jashtë k**vë?!”

IBRAHIMOVIĆ: “Thirre nënën tënde dhe bëni atë budallallëkund tënd vudu. Gomaricë e vogël.”

LUKAKU: “Çfarë the?! Të q**sha ty dhe gruan.”

(Ibrahimović largohet, Lukaku nuk përmbahet)

LUKAKU: “Dëshiron të flasim për nënën time, ti je një m*t, çfarë the për nënën time?!”

 

---- ----
----
----- ----
-----