Ballina Showbiz “Ti je milionere”/ Victoria Beckham “masakrohet” nga komentuesit se pushoi përkohësisht punonjësit

“Ti je milionere”/ Victoria Beckham “masakrohet” nga komentuesit se pushoi përkohësisht punonjësit

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Victoria Beckham është kritikuar ashpër në mediat sociale pas vendimit për të pushuar përkohësisht personelin prej 30 vetash të punuar në firmën e saj të modës.

----

Njerëzve nuk u pëlqeu aspak ky vendim, pavarësisht krizës ekonomike që ka goditur botën dhe Britaninë, nisur nga fakti se familja Beckham ka një pasuri prej 335milionë paundësh.

Vetëm koleksioni i çantave të Victoria-s shkon në 1.5 milionë paund dhe këtë britanikët nuk e pranojnë.

Për më tepër që ajo do të aplikojë në shtet që të marrë kompensimin për ¼ e rrogave të punonjësve të saj.

Stafit të ish këngëtares së “Spice-Girls” iu dërgua një letër ku iu sqarua se do të paguhen me 80% të rrogës, për shkak të krizës.

Vetëm një fustan në firmën e Victoria-s shitet për 1500 paund.

Për shumë persona nuk është normale që familja Beckham të marrë nga paratë e taksapaguesve, kur vetëm pa javë me parë bleu një banesë luksoze me vlerë 20 milionë dollarë.

----- ----