Ballina Lajme nacionale “Ti do vdesësh në 30 qershor!”, plas keq sherri në studio mes...

“Ti do vdesësh në 30 qershor!”, plas keq sherri në studio mes aleatit të Ramës dhe…

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Ka plasur keq sherri në studion e News 24, ku kreu i PKU-së, kërkesa e të cilit për t’u tërhequr nga zgjedhjet e 30 qershorit u rrëzua sot nga Kolegji Zgjedhor ka debatuar me deputetin Lefter Maliqi.

Idajet Beqiri nuk e ka pranuar konstatimin e Maliqit se atë e çoi Edi Rama në Kolegjin Zgjedhor për të krijuar një situatë që të rrëzonte dekretin e Ilir Metës për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Madje në nerva e sipër, Beqiri i tha deputetit të PD se ai ulërin pasi në 1 korrik do të ketë vdekur (politikisht).

Maliqi: Pusho ti re. Kush të çoi atje atë thuaj. S’je në koalicion me atë ti. Të çuan atje të mbarosh  lojën e tyre.

Beqiri: Në datën 1 korrik vdes ti ndaj ulërin ti.

Maliqi: Kush vdes mo, vdesin 800 mijë veta?

Beqiri: Je i mbaruar ti!

Maliqi: Unë kam mbështetje dhe të demokratëve dhe të socialistëve.

Beqiri: Ti mo do shkosh në burg po dhunove!

---- ----
-----