Ballina LifeBizare Thyhen rekordet e shikueshmërisë, programet më të ndjekura të Top Channel në...

Thyhen rekordet e shikueshmërisë, programet më të ndjekura të Top Channel në Youtube

22
SHPËRNDAJE

Programet e Top Channel në Youtube kanë thyer çdo rekord shikueshmërie javën që lamë pas.

Duke filluar që nga emisioni Open i Eni Vasilit e cila kishte të ftuar në studio Albin Kurtin, pati 229.336 në kanalin e Top Channel në Youtube.

Po ashtu e njëjta gjë vlen edhe për “kuzhinën e Djallit”, Hell’s Kitchen Albania – Sezoni 2, që çdo të premte premton spektakël dhe të papritura nga shef Renato dhe konkurrentët me 295.699 shikime.

Shiko kush LUAN vazhdoi edhe këtë javë të ishte on top me personazhet dhe surpriza me 340.192 shikime.

Eno bën deklaratën e çuditshme për Antonetën në formatin që vjen për herë të parë PËR’PUTHEN,”E Diell”, pati 231.569 shikime.

Dhe sigurisht listës nuk mund t’i mungonte as Portokallia që çdo të diel mbush me humor shtëpitë tona me 25.370 shikime në pak orë nga publikimi të tij.

Kujtojmë se Portokalli – Episodi 7, Sezoni 32, 17 Nëntor 2019 i javës që lamë pas ka pasur plotë 491.101 shikime.

Po ashtu edhe edicionet informative dhe lajmet në Top Channel vazhdojnë të jenë më shikuarit në Youtube me më shumë se 200 mijë shikime çdo ditë.