Ballina Sport “Thumbat” e Lichtsteiner: Interi e kuptoi më në fund, duhen juventinë për...

“Thumbat” e Lichtsteiner: Interi e kuptoi më në fund, duhen juventinë për të fituar!

6
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Stephan Lichtsteiner, ish-mbrojtësi i Juventusit, ka dhënë së fundmi një intervistë për TuttoJuve dhe nuk habitet për ecurinë e sivjetshme të bardhezinjve. Zvicerani pranon se ekipi nga Torino i kishte dhënë shenjat, ndaj askush nuk ka pse habitet.

“Është e vështirë të gjykosh sezonin e bardhezinjve. Ndershmërisht u them se nuk kam patur mundësinë të shoh shumë ndeshje të tyre. Vjet ata rrezikuan ta humbnin titullin dhe është normale kjo që ndodh”, shprehet zvicerani.

Më pas ai ngacmon Interin dhe u jep zemër bardhezinjve: “Mendoj se duhet të përgëzojmë Interin, pasi ata e kuptuan që për të fituar duhet të blinin juventinë. Mos të harrojmë se pas stuhisë del gjithmonë dielli”. /abcnews.al

The post “Thumbat” e Lichtsteiner: Interi e kuptoi më në fund, duhen juventinë për të fituar! appeared first on Abc News.

---- ----
-----