Ballina Sport “Thoshin se Edi Rama hyri me mik në ekipin e basketbollit …”,...

“Thoshin se Edi Rama hyri me mik në ekipin e basketbollit …”, rrëfehet ish basketbollisti i Partizanit Gazmend Çaçi

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kampioni i ekipit Partizani tregon çfarë i tha Rama kur erdhi në skuadër.

Sipas Çaçit, Edi Rama ishte një basketbollistët më të mirë të kohës.

Kur erdhi në fillim, u kritikua sepse të gjithë thoshin se ka ardhur me mik. Por ai e tregoi veten. U bë pjesë e pesëshes më të mirë të basketbollistëve për atë periudhë”.

18 herë kampioni i Shqipërisë, i ftuar në “E Diell”, kujton çfarë i tha Rama kur erdhi në ekip: “Tha që nëse nuk më pranon kapiteni i skuadrës (vetë zoti Çaçi) së ekipit kombëtar unë nuk vij. Nëse do të bëj edhe një mungesë, unë nuk do të jem më pjesë e ekipit kombëtar. Unë i thashë që këtu ka edhe të tjerë që vijnë me mik, por hajde trego veten”.

Sipas Çaçit, kryeministri i sotëm i Shqipërisë ishte basketbollist i talentuar. Çaçi e e nisi karrierën e tij 14 vjeç dhe e mbylli më 1997-n. Ka marrë pjesë në Kupat e Ballkanit dhe Europës.

Është prej vitesh trajner basketbolli. Në vitin 2012 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi Gazmend Çaçit Urdhrin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e sportit të basketbollit, si lojtar i jashtëzakonshëm dhe si trajner që ka përgatitur breza të tërë të sportistëve të rinj.”

---- ----
----
----- ----
-----