Ballina Shëndetësi Thirrje dëshpëruese/ Ju lutem ndihmoni këtë fëmijë 3-vjeçar, me sindromën west

Thirrje dëshpëruese/ Ju lutem ndihmoni këtë fëmijë 3-vjeçar, me sindromën west

94
SHPËRNDAJE

Një qytetar ka shkruar në inbox-in e redaksisë së Gazetës SHQIP, ku shpreh dhimbjen që po kalon djali i tij 3-vjeçar, i cili është diagnostikuar me sindromën west. I mituri që quhet Dorian Luka, vuan nga kjo sëmundje prej disa kohësh dhe ai është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi nuk ecën, nuk flet, nuk shikon, nuk qëndron ulur dhe mezi reagon.

Kjo sëmundje që quhet ndryshe si spazma infantile nis që në muajin e 4 të lindjes dhe mund të shfaqet deri kur fëmija mbush 2 vjeç. Simptomat e spazmave infantile (sindroma west) përfshijnë ngërçet e këmbëve dhe trupit (zgjatja apo shkurtimi i duarve, këmbëve, qafës apo trupit), të cilat shfaqen në formë hipsaritmisë me rastin e elektroencefolagafisë (EEG).

Babai i Dorianit shkruan në Gazetë SHQIP, se ai është dërrmuar shpirtërisht por edhe financiarisht, duke paguar çdo javë fizioterapi dhe ilaçet që kushtojnë shumë shtrenjtë.

Ai u bën thirrje dëshpëruese qeverisë dhe të gjithë shqiptarëve, që ta ndihmojnë financiarisht pasi ka shumë shpresë të madhe që Doriani të rifitojë jetën normale, si të gjithë bashkëmoshatarët e tij.

Babai i Dorian Lukaj, ka publikuar edhe numrin e llogarisë së Bankës Credins si dhe numrin e tij të telefonit, ku i bën thirrje të gjithëve që të vijnë e të shohin gjendjen e tmerrshme shëndetësore të djalit të tij.

-----