Ballina Lajme nacionale Thirrja e fundit nga Vetëvendosje: Bashkangjituni me ne, ose shkojmë përsëri në...

Thirrja e fundit nga Vetëvendosje: Bashkangjituni me ne, ose shkojmë përsëri në zgjedhje

42
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pak orë para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Vetëvendosje dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku pak orë para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ia ka përmendur përsëri zgjedhjet e jashtëzakonshme LDK-së nëse nuk arrihet një marrëveshje.

----

Nënkryetarja e VV-së përmes Facebook-ut ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje do të qeverisë me vendin dhe nëse LDK dëshiron ndryshim duhet t’i bashkëngjitet.

“Nuk ka më kthim prapa, sepse Lëvizja është fituese dhe do të jetë edhe për shumë vite në të ardhmen. Pra, është koha për ata që ia duan të mirën vendit dhe qytetarëve të tij, ata që thirren në ndryshim, t’i bashkëngjiten këtij projekti”, ka shkruar ajo.

Mulhaxha Kollçaku ka shkruar se nëse LDK-ja dyshon në qeverisjen e përbashkët atëherë zgjedhjet mbeten zgjidhje.

“Nëse dikush dyshon në këtë, atëherë mbetet vetëm një zgjidhje, që sovrani përsëri të flasë dhe ta dëshmojë këtë më së miri. Ne jemi të gatshëm me qeverisë me vendin, e ju”, ka shkruar deputetja e ardhshme e VV-së.

LDK-ja ka përfunduar mbledhjen e kryesisë së saj ku pritet të dalin me një qëndrim lidhur me koalicionin VV-LDK.

Ndërsa sot do të bëhet konstituimi i legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, seanca do të fillojë në ora 15:00.

----- ----