Ballina Sport Thiago Silva: Neymar ka gabuar gjatë merkatos së verës!

Thiago Silva: Neymar ka gabuar gjatë merkatos së verës!

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Thiago Silva mendon se shoku i skuadrës te Paris Saint Germaini, Neymar, është shumë i vetëdijshëm për gabimet që i ka bërë gjatë merkatos së verës.

Braziliani ishte lidhur me një rikthim te Barcelona, ndërsa nuk e kishte fshehur dëshirën për të luajtur sërish në “Camp Nou”.

“Ai e di se ka bërë gabime, mirëpo nuk ka pasur qëllime të këqija. Ky djalë është i mrekullueshëm, shpresoj të ketë një sezon të shkëlqyer. Do të jetë po ashtu e paharrueshme, sepse PSG do ta festojë 50-të vjetorin”, ka theksuar 34-vjeçari.

Neymar iu bashkua PSG-së në vitin 2017 për 222 milionë euro duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori.

The post Thiago Silva: Neymar ka gabuar gjatë merkatos së verës! appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

---- ----
----
----- ----
-----