Ballina Sport Theo Hernandez në listën e dëshirave, Milani duhet të frikësohet

Theo Hernandez në listën e dëshirave, Milani duhet të frikësohet

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Theo Hernandez është një nga lojtarët më të mirë të Milanit. Anësori i majtë ka treguar nivel të lartë në Serie A dhe tani është kthyer në një dëshirë për shumë klube.

Real Madrid nuk e kishte menduar këtë ecuri, ndaj edhe e shiti në verën e vitit 2019 për shumën e 20 milion eurove. Paolo Maldini ishte i bindur për cilësitë e francezit dhe deri më tani e ka shpërblyer besimin e Milanit.

“Don Balon” në Spanjë raporton se te Real Madrid dëshiron ta rikthejë në ekip Theo Hernandez, por tani i duhet të paguajë 50 deri në 60 milion euro për kartonin e tij. Për Milanin do të ishte një marrëveshje e mirë në aspektin financiar.

Gjithsesi si fillim oferta duhet të mbërrijë në zyrat e tyre që të mendojnë nëse anësori i majtë do të shitet apo jo. Momentalisht gjithçka është në kuadrin e dëshirave të merkatos dhe ato janë të shumta te Reali. /abcnews.al

The post Theo Hernandez në listën e dëshirave, Milani duhet të frikësohet appeared first on Abc News.

---- ----
-----