Ballina Lajme nacionale Thellohet skandali i dosjes 339, në përgjime edhe dy ministra që flasin...

Thellohet skandali i dosjes 339, në përgjime edhe dy ministra që flasin me…

39
SHPËRNDAJE

Sipas analistit Lorenc Vangjeli në përgjimet e reja të dosjes 339 janë të përfshirë edhe dy ministra, apo ish-ministra. Sipas Vangjelit, ata flasin me personazhe me karrierë kriminale.

Në këtë dosje dalin emrat e dy ministrave, që flasin e bisedojnë me këto personazhe me këtë lloj karriere. Ka një dosje tjetër, peshon nja 600 e ca kg, në të cilat shumë shpejt do të dëgjosh që do të përmenden një gjysmë dyzine me deputetë të PD-së. E gjitha kjo histori arriti në pikën që ka dalë në publik.

Ky lloj mikrobi është i tillë që rritet në errësirë dhe ngordh kur del dielli. Prokuroria ka dështuar sepse u përdor si mjet, si shkop. Hetimi i kësaj dosje do të ishte më i rëndësishëm në këtë moment. Çështja e përgjegjësisë është e trefishtë. Gjykimi që ne bëjmë mbi këtë histori, që kemi një kockë dhe kemi ngritur nëj dinozaur dhe nuk dimë a është barngrënës apo mishngrënës. Këto dosje po çojnë Shqipërinë drejt zjarrit”, tha analisti.

Vangjeli shtoi se ka edhe një dosje tjetër shumë voluminoze, në të cilat, sipas tij, “do të përmenden një gjysmë dyzine me deputetë të PD-së”.

 

-----