Ballina Lajme nacionale Thellohet përçarja, zyrtari i LDK-së ‘thumbon’ ata të VV-së

Thellohet përçarja, zyrtari i LDK-së ‘thumbon’ ata të VV-së

17
SHPËRNDAJE

Po thellohen edhe më shumë mospajtimet në mes të LDK-së e LVV-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje sërish kanë shkëmbyer “thumba” me njëra-tjetrën nëpërmjet zyrtarëve të partive.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, i ka quajtur adoleshentë zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një shkrimi në facebook, Gecaj ani pse nuk ia ka përmendur emrin, ka lënë të kuptohet se ai po i referohet Vetëvendosjes, pas përplasjes së sontme, pasi që nuk pati marrëveshje mes dy partive.

Të gjithë ne e kalojmë fazën e adoleshencës, si individë ashtu edhe si organizime grupore. Megjithatë, disa individë apo grupe, edhe pse nominalisht e kalojnë këtë fazë, duket se mbesin për një kohë të gjatë të ngujuar mbrendapërbrenda lëkurës së sjelljeve të tilla adoleshente … e disa besa duket se nuk ja arrijnë të dalin asnjëherë!

Ndërsa anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pa e shkruar asnjë fjalë, në një postim të saj, i ka dërguar selame Lidhjes Demokratike dhe kërkesës për postin e presidentit.

Këto përplasje të vazhdueshme mes këtyre dy subjekteve po ndodhin në kohën kur po zhvillohen bisedimet për koalicionin qeverisës i cili po duket se ka pak gjasa të ndodhë.

Sot, liderët e të dy partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa kanë mbajtur takimin e radhës i cili ka rezultuar i pasuksesshëm.

-----