Ballina Lajme nacionale Thellohet bilanci në Kosovë, ndërron jetë 63-vjeçari me Covid

Thellohet bilanci në Kosovë, ndërron jetë 63-vjeçari me Covid

113
SHPËRNDAJE

Një 63-vjeçar në Kosovë ka ndërruar jetë, pasi ka humbur betejën me koronavirusin. Mësohet se viktima, nga Gjilani, ishte e shtruar në Klinikën Infektive.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka konfirmuar rastin e vdekjes së qytetarit të katërt nga kjo sëmundje infektive dhe i ka shprehur ngushëllime familjes, raportojnë mediat kosovare.

“Fatkeqësisht në përballjen me pandeminë globale COVID-19, sot nga jeta është ndarë edhe qytetari i Gjilanit, i katërti në këtë pandemi, Isuf Murati. Nga njoftimi që kemi marrë prej Qendrës Klinike Infektive në Prishtinë,” tha Haziri.

Në Kosovë janë shënuar 52 viktima të cilët përveç infeksionit me COVID-19 kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

----- ----- ----- -----