Ballina Lajme Bota/Rajoni The Economist: Fitimtarë dhe humbës nga kriza e COVID

The Economist: Fitimtarë dhe humbës nga kriza e COVID

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

A do të përfitojnë firmat e mëdha nga kriza e COVID? Është e ndërlikuar dhe implikimet për konkurrencën janë të pasigurta, shkruan The Economist

Teksa vaksina po afrohet shefat dhe investitorët kanë filluar të shpërfillin luftën e menjëhershme për të përballuar pandeminë dhe po përqendrohen nëbus perspektivën e konkurrencës afatgjatë.

Kush ka fituar dhe kush ka humbur? Ashtu si viruset, recesionet zakonisht dëmtojnë në fillim më të dobëtit. Kompanitë me bilance të dobëta dorëzohen shpejt. Teksa kompanitë startup premtuese mbyllen, shpesh janë firmat e mëdha ato që zotërojnë burimet e nevojshme për të mbijetuar.

Megjithatë, recesioni COVID-19 ka qenë më i mprehtë dhe më i komplikuar. Ekonomia botërore pritet të tkurret me mbi 4% këtë vit, rënia më e thellë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe ekziston ende rreziku i një recesioni të dyfishtë. Ndihmat ekonomike, stimujt e Bankës Qendrore dhe durimi i treguar nga bankat dhe pronarët, e kanë ngadalësuar procesin e shkatërrimit krijues dhe kanë ulur numrin e falimentimeve. Distancimi social ka dëmtuar disa industri dhe ka qenë fitimprurës për të tjera, teksa njerëzit gjejnë mënyra të reja për të bërë gjëra të vjetra.

Si rezultat, modeli normal sipas të cilit firmat e fuqishme fitojnë më shumë ndikim, është më pak i theksuar sesa mund të prisni – të paktën, deri tani.

Përshtatja

Investitorët po përpiqen të përshtaten me një perspektivë kaq të pazakontë. Kjo është pjesërisht arsyeja sepse, lajmet për vaksinat në javët e fundit kanë shkaktuar lëvizje në tregjet financiare, teksa menaxherët e fondeve vënë bast më tepër në firmat që kishin frikë t’i preknin vetëm disa javë më parë.

Atëherë, cila është mënyra më e mirë për të vlerësuar fituesit dhe humbësit? Në shumë biznese, të mëdhenjtë do të qëndrojnë në krye, sepse e gjithë industria e tyre ka rezultuar imune ndaj përçarjeve online. Në raste të tjera, të mëdhenjtë do të fitojnë – por sepse kanë zotëruar inovacione të reja dixhitale. Ndërsa në disa sektorë të ekonomisë, ku ndryshimi teknologjik duket se është përshpejtuar, fituesit do të jenë kompanitë e reja.

Bizneset e dëmtuara

Muzika live është një industri që pandemia e ka heshtur plotësisht. Për shkak të ndalimit të koncerteve dhe festivaleve, Live Nation, organizatori më i madh i koncerteve, ka përjetuar një rënie të shitjeve me 95% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, duke qenë se nuk mund të zëvendësohet me një version të denjë online, kjo industri nuk mund të thuhet se është venitur, por thjesht ka mbetur pezull. Siç sugjeron edhe çmimi i lartë i aksioneve të Live Nation, kjo kompani mund të presë derisa jeta të kthehet në normalitet.

Shumë industri të tjera, si udhëtimet ajrore, gjithashtu nuk mund të lëvizin online. Ky vit do t’i dëmtojë rëndë bilancet e linjave ajrore – borxhi i tyre i përgjithshëm ka arritur në gjysmë trilion dollarë. (British Airways po shet enët e porcelanit për të mbështetur financat e saj në rënie: gjysmë duzinë filxhanë çaji të klasit të parë mund të jenë tuajat për rreth 30 dollarë.) Por ata që i mbijetojnë krizës, do të gjejnë një trafik ajror më të ulët.

Fitimtarët

Gjetiu ka pasur më tepër përçarje dixhitale – por fitimtaret kanë qenë kompanitë e mëdha. Reklamimi është zhvendosur edhe më tej në platformën online, ku sundon duopoli Facebook dhe Google. Po kështu, shumë punë në zyrë janë zhvendosur në shtëpi, duke rezultuar në ndërtesa bosh zyrash dhe makineri printimi të braktisura. Si pasojë, njerëzit janë më të varur se kurrë në firmat e mëdha teknologjike që ofrojnë shërbime cloud. Megjithëse, pandemia do të shkaktojë ndryshime të përhershme në të gjitha industritë, emrat dominues në secilën prej tyre do të jenë të njohur.

Megjithatë, ekziston një grup i tretë i industrive, të cilat kanë ndryshuar në mënyra që kërcënojnë kompanitë e mëdha. Sporti live ka vazhduar gjatë pandemisë, pasi ekipet kanë gjetur mënyra për të testuar ose për të karantinuar lojtarët. Por mungesa e tifozëve ka ulur shikueshmërinë në TV, motorin financiar të industrisë sportive. Kështu, njerëzit po shohin më tepër klipet e regjistruara të momenteve më të mira të ndeshjes, faqet e basteve dhe po zgjedhin mënyra të tjera interaktive për të shijuar sportin në aplikacionet sociale, duke kërcënuar firmat e mëdha televizive.

Në katering, po rriten gjithnjë e më tepër shërbimet e shpërndarjes si DoorDash, të ardhurat e të cilit janë trefishuar këtë vit, çka tregon se në të ardhmen, ngrënia në shtëpi mund të bëhet më e zakonshme. Shitësit me pakicë të ushqimit dhe restorantet duhet të përshtaten me këtë prirje, ose të pësojnë uljen e fitimeve.

Perspektiva

Dhe cila është perspektiva për ekonominë në tërësi? Nëse vërejmë tregun e aksioneve të Amerikës, aksionet e kompanive më të mëdha kanë performuar më mirë këtë vit – por vetëm në 33 nga 59 industri, dhe me një diferencë mesatare prej vetëm 2%. Në shumë zona, beteja për epërsi është ende e ndezur. Kështu, në tregtinë online, shitjet e Amazon janë rritur, por ajo po përballet me një konkurrencë të re në formën e shitjeve online të Walmart dhe Shopify. COVID-19 ka sjellë dëm ekonomik në një shkallë të gjerë.

Megjithatë, ndryshimet e shpejta që janë detyruar në shumë industri, po çojnë në risi që do të mbijetojnë edhe pas pandemisë – dhe në disa raste do t’i lënë kompanitë e mëdha më pak të fuqishme se më parë. Konsumatorët duhet të shpresojnë që këta sektorë të rinj konkurrues të ekonomisë të mbeten të kontestuar edhe pas pandemisë.

Kush fiton e kush humb

Në shumë biznese, të mëdhenjtë do të qëndrojnë në krye, sepse e gjithë industria e tyre ka rezultuar imune ndaj përçarjeve online. Në raste të tjera, të mëdhenjtë do të fitojnë – por sepse kanë zotëruar inovacione të reja dixhitale. Ndërsa në disa sektorë të ekonomisë, ku ndryshimi teknologjik duket se është përshpejtuar, fituesit do të jenë kompanitë e reja.

 

---- ----
----
-----
-----