Ballina Lajme nacionale Thaçi uron SHBA-të në ditëlindjen e 243-të

Thaçi uron SHBA-të në ditëlindjen e 243-të

10
SHPËRNDAJE

Hashim Thaçi ia uron ditëlindjen e 243-të SHBA-së.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e ditës së pavarësisë, 4 Korrikun.

Thaçi ka shkruar se çdo 4 Korrik Kosova dhe shqiptarët emocionalisht janë bashkë me Amerikën.

“Çdo 4 Korrik, Kosova dhe shqiptarët emocionalisht janë bashkë me Amerikën, vend dhe popull ky që kontribuoi shumë që ne të jemi të lirë dhe të pavarur”.

Presidenti i Kosovës tha se ky përvjetor është më i veçantë meqë përurohet objekti i ri i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

“Ky përvjetor është ndër më të veçantit për Republikën e Kosovës, meqë përurojmë objektin e ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, e cila është përjetësim i angazhimit amerikan në vendin tonë. Edhe pas shumë shekujsh, SHBA-ja mbetet udhërrëfyes i paqes dhe demokracisë në botë” ka shkruar Thaçi.

-----