Ballina Lajme nacionale Thaçi uron qytetarët për fundvit, përmend sfidat dhe sukseset e Kosovës për...

Thaçi uron qytetarët për fundvit, përmend sfidat dhe sukseset e Kosovës për vitin 2019

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti i Kosovës ka uruar qytetarët për vitin e ri 2020.

Thaçi ka thënë se viti që lamë pas, ishte vit që shënonte 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Presidenti tutje tha se Kosova është konsoliduar ndjeshëm në rrafshin nacional dhe atë ndërkombëtar.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës. Viti që po e lëmë pas, ishte viti i 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Kosova si shtet është konsoliduar në rrafshin nacional dhe ndërkombëtar, me synime të qarta për integrimet euroatlantike. Qytetarët e Kosovës sot jetojnë më mirë se kurdoherë më parë. Kosova është demokraci për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim etnie”, ka thënë Thaçi.

Thaçi përmendi edhe organizimin e zgjedhjeve të 6 tetorit, për çka tha se ishin shembull edhe për vendet tjera.

Sipas Thaçit Kosovës padrejtësisht nuk i është dhënë e drejta për lëvizje të lirë, dhe se siç tha ai, këto vonesa janë të pajustifikueshme.

“Organizimi i zgjedhjeve dhe pranimi i rezultateve është bërë kulturë jo vetëm për ne, por shembull për të gjithë rajonin. Kosova është mirënjohëse për kontributin e madh të BE-së dhe SHBA-së e po ashtu të gjithë miqëve. Të arriturat e Kosovës janë të arritura tona të përbashkëta. E ardhmja jonë është në botën përendimore. Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë kampione e mbrojtjes së vlerave të civilizimit përendimor. Udhëtimi i Kosovës përballet edhe me sfida. Ne nuk gëzojmë ende të drejtën e lëvizjes së lirë, përkundër përmbushjes së të gjitha kritereve. Kjo është një vonesë e pajustifikueshme e BE-së”, tha ai.

Në fund, Thaçi uroi vitin e ri për të gjithë qytetarët, duke uruar që ky vit të jetë i mbarë për të gjithë qytetarët e Republikës.

“Në këtë natë të ndërrimit të motmoteve, të gjithëve u duhet më shumë solidaritet në rrafshin njerëzor. Na duhet më shumë dashuri, lumturi familjare dhe respekt njerëzor. Duke besuar në vlerat tona dhe synimet, uroj që vitit 2020 të jetë i mbarë për ju, familjet tuaja dhe Republikën e Kosovës”, tha ai.

---- ----
----
-----
-----