Ballina Lajme nacionale Thaçi thotë se pa Shqipërinë, Kosova nuk do të ishte e lirë...

Thaçi thotë se pa Shqipërinë, Kosova nuk do të ishte e lirë dhe e pavarur

11
SHPËRNDAJE

Shqipëria ka pasur rol të rëndësishme në lirinë e Kosovës. kështu ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Këto komente, ai i ka bërë, teksa dekoron personalitete shqiptare në Tiranë që dhanë kontribut për çlirimin e Kosovës.

“Në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit, na u bashkua njeriu kryesor që ishte vendimtar për fillimin e fushatës së bombardimeve të NATO’s, Bill Clinton, sekretarja Albright dhe gjenerali Clark. Shpreh mirënjohjen e thellë për SHBA’të dhe gjithë shtetet që na ndihmuan. Por një gjë është e qartë, pa rolin e UÇK’së, pa angazhimin e gjithë atyre djemve e vajzave, pa gjithë atë kryengritje që ndodhi, kësaj radhe UÇK bashkoi popullin e Kosovës, bashkoi gjithë shqiptarët, në Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi. Kur kombi shqiptar u bë bashkë, atëherë edhe bashkësia ndërkombëtare u vu në lëvizje. Shpreh mirënjohje për secilin prej juve personalisht, për rolin e jashtëzakonshëm diplomati, ushtarak, që ndikuat që bota të na përkrahë edhe më tepër. Por kjo nuk do të ndodhte pa rolin e Shqipërisë, prandaj pa Shqipërinë Kosova nuk do të ishte e lirë dhe e pavarur. Ishim bashkë në periudhat më të rënda të kombit tonë, jam i bindur s edo të jemi bashkë edhe në rrugëtimin tonë të mëtutjeshëm drejt NATO’s e BE’së”, ka thënë Thaçi.

-----