Ballina Lajme nacionale Thaçi thotë se inskenimi në veri ka dështuar

Thaçi thotë se inskenimi në veri ka dështuar

7
SHPËRNDAJE

Hashim Thaçi flet për gjendjen në Veri – inskenimi ka dështuar.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e quan të dështuar planin për krizë humanitare, derisa thotë se krizë humanitare nuk ka në Kosovë.

Ndërkohë, sipas tij kjo është tendencë dhe improvizim i Serbisë.

“Krizë humanitare nuk ka në Kosovë, ka improvizim dhe tendenca të serbisë për tiu paraqitur si viktimë qytetarëve serbë në veri të Kosovës. Prandaj është shumë me rëndësi që e gjithë bota demokratike të njeh realitetin dhe të kuptoj realitetin. Dhe ky pretendim i ri i Serbisë është i dështuar”, tha Thaçi.

Presidenti i Kosovës ka uruar Shqipërinë për zgjedhjet lokale që janë mbajtur dje por pa komentuar rezultatin.

” E imja nuk është që të komentoj rezultatin zgjedhor por uroj Shqipërinë për qetësi dhe pjekuri gjithë qytetarët e vendit”, tha Thaçi.

I pyetur se kush do të udhëheq bisedimet, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se Ligji për Dialogun është antikushtetues dhe Ekipi Shtetëror për Dialogun është jo legjitimit, presidenti ka mohuar të përgjigjet.

Ndërkohë ka shtuar se Kosova do të përfaqësohet me përgjegjësi në dialogun me Serbi.

“Kosova do të përfaqësohet me përgjegjësi të lidershipit institucional në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore”, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi këto deklarata i ka dhënë pas konferencës “Të gjithë së bashku me një zë” që është organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës.

-----