Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Për takimin, Thaçi ka njoftuar përmes llogarisë në Twitter, ku ka thënë se me Lajcakun ka zhvilluar bisedë të shkëlqyeshme.
“Bisedë e shkëlqyer me Miroslav Lajçak në Bruksel. Dialogu nuk ka alternativë. Kosova dhe Serbia duhet që të arrijnë marrëveshjen finale. Ne kemi nevojë për BE-në dhe BE-ja ka nevojë për ne. Duhet të veprojmë. Lajcaku ka mbështetjen time në këtë proces”, ka shkruar Thaçi.
Excellent conversation with @MiroslavLajcak in Brussels. The dialogue has no alternative. #Kosovo and #Serbia need to achieve the final agreement. We need the #EU and EU needs us! We have to act. Lajcak has my support in this process.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) October 5, 2020
I menjëhershëm ishte reagimi i Lajçakut. Edhe ai në Twitter ka shpërndarë postimin e Thaçit duke thënë se “pajtohet plotësisht me të”.
I could not agree more. https://t.co/2COtJwS3mf
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 5, 2020
The post Thaçi takon Lajçakun: Dialogu nuk ka alternativë appeared first on RTV21.