Ballina Lajme nacionale Thaçi “shfrytëzon rastin”/ Kërkesa e presidentit të Kosovës në prag të samitit...

Thaçi “shfrytëzon rastin”/ Kërkesa e presidentit të Kosovës në prag të samitit të Zagrebit

48
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në prag të samitit të Zagrebit, Hashim Thaçi, kërkoi nga shtetet anëtare të BE-së të marrin sa më parë vendimin për liberalizimin e vizave me Kosovën. Mësohet se presidenti kosovar e bëri këtë koment gjatë një bisede telefonike me kreun e Këshillit Evropian, Charles Michel.  Thaçi dhe Michel “u pajtuan që BE-ja duhet të vazhdojë angazhimin për perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në familjen europiane”, thuhet në një deklaratë të presidencës.

----

“Dy liderët ranë dakort se pavarësisht rrethanave të pandemisë së shkaktuar nga COVID 19, angazhimi për forcimin e demokracisë në Kosovë dhe garantimin e punës së institucioneve të pavarura është jetik”, theksohet aty. Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i pari në dy vjet, do të zhvillohet online, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.  Fillimisht ishite parashikuar që samiti t’i përafronte më tej gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë – me Europën, përmes stimujve ekonomikë dhe reformave.

Por, takimi tani pritet t’i shmangë bisedimet për anëtarësim në BE dhe të përqendrohet tek ndikimi socio-ekonomik I pandemisë që ka marrë deri tani gati 140,000 jetë njerëzish në kontinentin e vjetër. Samiti organizohet nga Kroacia, si lidere e radhës e presidencës së BE-së.

----- ----