Ballina Lajme nacionale Thaçi përkujton ish-kryeministrin Rexhepi: Jemi krenarë dhe mirënjohës për kontributin e tij

Thaçi përkujton ish-kryeministrin Rexhepi: Jemi krenarë dhe mirënjohës për kontributin e tij

12
SHPËRNDAJE

Sot u bënë dy vite që nga ndarja nga jeta tëish-kryeministrit, Bajram Rexhepi.

Në këtë ditë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar sakrificën e ish-kryeministrit.

Thaçi në një postim në Facebook ka thënë se i janë çdoherë mirënjohës për kontributin e çmuar të tij për lirinë dhe forcimin e institucioneve të vendit.

”Në përvjetorin e dytë të vdekjes, sot përkujtojmë ish kryeministrin e Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili u gjend në pozita të rëndësishme politike sa herë që e kërkoi vendi: si humanist, doktor i luftës, kryetar komune, ministër dhe kryeministër. Jemi gjithmonë krenarë dhe mirënjohës për kontributin e çmuar të tij për lirinë, pavarësinë dhe forcimin e institucioneve të Kosovës. HTH”

-----