Ballina Lajme nacionale Thaçi për Kurtin: Kosova nuk ka kohë për teka

Thaçi për Kurtin: Kosova nuk ka kohë për teka

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti Hashim Thaçi deklaroi se takimi me kryeministrin Albin Kurti ishte konfirmuar që nga e premtja. Kurti nuk shkoi sot në takimin e parashikuar me presidentin e për këtë renditi dy arsye, duke nisur me faktin që sot kishte për të folur në kuvend Vasfije Krasniqi-Goodman, e duke shtuar më tej se ka takuar krerët e partive politike.

Në këtë linjë, deklaroi se si kryetar i VV nuk as interes e as gatishmëri ta takojë presidentin, por si kryeministër e ka detyrim e do ta bëjë në një moment tjetër. “Kujtojmë se para disa ditësh, kryeministri Kurti kishte kërkuar ta takohej me presidentin Thaçi, që të koordinohen për politikën e jashtme, mirëpo Thaçi nuk i kishte shkuar në takim”, ishte reagimi i VV. Vetë kreu i shtetit u shpreh dhe ai i gatshëm ta takojë kryeministrin në një moment tjetër.

“Do ta takoj kur mendon ai që është në interes të takohemi, por Kosova nuk ka kohë për të humbur e te prese tekat e dikujt, ” ishte deklarata e tij. Presidenti shtoi se kur kanë qenë të bashkuar, kanë pasur më shumë sukses.

---- ----
----
-----
-----