Ballina Lajme nacionale Thaçi “nxjerr nga loja” Kurtin, nis takimet me partitë: Jo zgjedhje të...

Thaçi “nxjerr nga loja” Kurtin, nis takimet me partitë: Jo zgjedhje të reja

30
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nisi takimin me liderët e partive politike, përshirë këtu edhe përfaqësuesen e Lëvizjes Vetëvendosje, në përpjekje të gjetjes së një zgjidhjej për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Thaçi u është drejtuar përfaqësuesve të partive politike që të deklarohen nëse janë për organizimin e zgjedhjeve apo për formimin e qeverisë së re. Lëvizja Vetëvendosje nga ana e saj thotë se nuk e ka refuzuar kërkesën për të propozuar të mandatuarin  për qeverinë e re. Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje deklaroi se Thaçi është duke kryer shkelje kushtetuese me thirrjen e partive të tjera për t’u konsultuar për të formuar qeverinë e re.

----

“Presidenti i Republikës mund të konsultohet vetëm më partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në kuvend, qoftë shumicë absolute apo relative. Pra, ky format sot është jokushtetues. Këtë e thotë edhe Kushtetuta e Republikës se Kosovës, e thotë edhe akt gjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, tha Haxhiu. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se partia e tij është e gatshme të ndërmarrë iniciativë për të formuar shumicë parlamentare, pasi sipas tij, në kohën e pandemisë së koronavirusit, nuk mund të kërkohet të mbahen zgjedhje të reja.

Ai u shpreh se Kosova ka nevojë për një qeveri me mandat të plotë. Takimi me liderët politikë, pason letrën që Thaçi i dërgoi liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes së cilës e njoftonte se mungesës së përgjigjes në lidhje me caktimin e të mandatuarit  për formimin e qeverisë, në bazë të autorizimeve kushtetuese, do të fillonte  bisedimet me liderët e partive tjera politike. Ai u shpreh se këtë vendim e mori pasi Kurti dhe Vetëvendosja nuk iu përgjigjën pavarësisht tre thirrjeve të bëra në datat 2, 10 dhe 15 prill.

Thirrjeve të presidentit, Kurti u është përgjigjur me letra që sipas tij, e argumentonin qartë se nuk mund të ketë qeveri të re, por ajo aktuale në detyrë duhet të vazhdojë punën deri në përfundimin e pandemisë së koronavirusit dhe më pastaj vendi të shkojë në zgjedhje. Duke komentuar opsionin e formimit të qeverisë pa partinë fituese, ai shtoi se do të dërgojë cështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Krerët e partive në vend në këtë takim janë deklaruar kundër shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës si dhe shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Deri më tani kundër shkuarjes në zgjedhje dhe shpërbërjes së kuvendit kanë dalur, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, NISMA, Lista Serbe, raporton “Zëri.info”.

----- ----