Ballina Lajme nacionale Thaçi: Nuk ka marrëveshje me Serbinë, Kurti ka shkelur Kushtetutën

Thaçi: Nuk ka marrëveshje me Serbinë, Kurti ka shkelur Kushtetutën

69
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se nuk ekziston asnjë marrëveshje me Serbinë, ndërsa kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, e akuzoi se ka shkelur Kushtetutën.

Albin Kurti thotë se ju i keni thënë që hiqeni taksën dhe hajde shkojmë në Uashington dhe të heqim qafe Serbinë, a ka një plan sekret?- e pyeti Eni Vasili në “Open”

“Nuk ka asnjë plan të fshehtë me Serbinë. Nuk ka asnjë plan as në tavolinë, as mbi tavolinë as majtas e as djathtas. Është një konspiracion ideja e shkëmbimit të territoreve- tha Thaçi.

A ka një marrëveshje të gatshme, një marrëveshje përfundimtare?- e pyeti Eni Vasili.

Nuk ka asnjë marrëveshje përfundimtare. E sigurt është që edhe në marrëveshjen që do të krijohet, marrëveshja do të jetë në përputhje me të gjithë Kushtetutën e Kosovës- tha Thaçi.

Sipas Thaçit, Kurti është një shkelës i rëndë i Kushtetutës kjo e vertetuar edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Unë kam kërkuar të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Edhe në takim të Komiteit të Sigurisë Kombëtare të gjithë ishin pro, ndërsa Kurti kishte një komoditet duke thënë se situata është normale dhe nuk ka nevojë të shpallet gjendja e jashtëzakonshme”- tha Thaçi duke shtuar “Unë jam në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Ora policore e shpallur nga qeveria i takon si vendim ta marrë Kuvendi dhe jo vetëm qeveria. Kurti është një kryeministër i shkarkuar. Kurti është një shkelës i rëndë i Kushtetutës, gjë që e verfikoi edhe Gjykata Kushtetuese”.

-----