Ballina Lajme nacionale Thaçi nuk heq dorë, i dërgon letër tjetër Kurtit

Thaçi nuk heq dorë, i dërgon letër tjetër Kurtit

48
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shkruar një letër tjetër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti – njëherazi kryeministër në detyrë – duke kërkuar nga ky subjekt që si fitues i zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, të dërgojë emrin e ri për të mandatuarin si  kryeministër.

Kjo është letra e tretë që presidenti Thaçi ia shkruan Vetëvendosjes që nga votimi në Kuvendin e Kosovës muajin e kaluar, për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së drejtuar nga Kurti.

Përmes letrës, Thaçi i kërkon atij që brenda një periudhe të arsyeshme kohore të propozojë kandidatin për kryeministër, për të formuar qeverinë e re. “Ju rikujtoj që mandati im kushtetues më detyron të garantoj funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe sigurimin e emërimit të kandidatit për kryeministër, për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Thaçit.

“Askush nuk ka të drejtë t’i privojë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit në Kuvendin e Kosovës për të pasur kandidatin për kryeministër dhe për të ushtruar kompetencën e tij apo saj për të zgjedhur qeverinë, siç përcaktohet në nenin 65 (8) të Kushtetutës”, theksohet në letër. Që nga votimi i mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, në 25 mars, Vetëvendosja nuk i është përgjigjur ftesës së presidentit për t`I dorëzuar emrin e personit që do të mandohet për formimin e qeverisë.

-----