
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se ka shumë interes nga disa njerëz për të penguar arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare paqeje, midis Kosovës dhe Serbisë.
“Ka shumë interes nga disa njerëz për të prishur procesin e arritjes së një marrëveshje përfundimtare paqeje midis Kosovës dhe Serbisë.
Pra, më lejoni ta them përsëri, me zë të lartë dhe të qartë: Ne po flasim për përfundimin e një konflikti të vjetër shekullor, duke u përqendruar në zhvillimin ekonomik, jetë më e mirë për qytetarët tanë, dhe njohje reciproke.
Asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Përsëri, roli i SHBA është i domosdoshëm.
Richard Grenell po bën një punë të shkëlqyeshme dhe ka mbështetje të plotë nga Matt Palmer. Faleminderit, Donald Trump për angazhimin për të sjellë paqe në botë.”