Ballina Lajme nacionale Thaçi në Ditën e të pagjeturve: Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë,...

Thaçi në Ditën e të pagjeturve: Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ka kryer mbi 400 masakra

20
SHPËRNDAJE

Presidenti Hashim Thaçi në Ditën e të Pagjeturve, deklaroi se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, e ndaj popullsisë shqiptare aty ka bërë mbi 400 masakra.

Ai e quajti këtë ditë si, ditën e dhimbjes, vuajtjes dhe pikëllimit për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.

“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Ka vrarë mbi 10 mijë civilë shqiptarë, ku mbi 1300 ishin fëmijë, si dhe ende nuk dihet për fatin e të pagjeturve. Ushtria dhe policia serbe i kanë kryer mbi 400 masakra mbi popullatën civile shqiptare, i kanë dhunuar mbi 20 mijë gra shqiptare dhe i kanë dëbuar dhunshëm nga shtëpitë e tyre rreth 1 milion shqiptarë.

Ky gjenocid i shtetit të Serbisë ende nuk është ndëshkuar as nga drejtësia lokale dhe as nga ajo ndërkombëtare. Kjo heshtje ndërkombëtare është njëfarë lloj amnistie ndaj gjenocidit të Serbisë, por në asnjë rrethanë, në asnjë kohë, nuk do të ketë amnisti për krimet dhe gjenocidin që shteti i Serbisë e ka kryer në Kosovë. Nuk ka paqe pa drejtësi dhe ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi bashkërisht me ndërkombëtarët, që ky gjenocid dhe këto krime të ndëshkohen prej autoriteteve të drejtësisë lokale dhe ndërkombëtare.”, shkroi Thaçi në profilin e tij Fancebook.

-----