Ballina Lajme nacionale Thaçi mohon akuzat: Nuk kam gisht në rrëzimin e qeverisë Kurti

Thaçi mohon akuzat: Nuk kam gisht në rrëzimin e qeverisë Kurti

48
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur poshtë akuzat se ai ka ndikuar në rrëzimin e qeverisë Kurti. Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti një ditë më parë tha se ishte befasuar se si sa zyrtarë të LDK-së i ishin nënshtruar presidentit.

“As s’kam pasur gisht, as s’kam pasur dorë”, tha Thaçi, në emisionin “Pressing”, duke shtuar “Unë s’kam qenë në Kuvend. Është e drejtë kushtetuese dhe ligjore, që e kanë shfrytëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës. Tani përmendja e emrit tim, prej deputetëve, është çështje e tyre.

Përvoja e tyre e hidhur elektorale përballë meje ka lënë pasoja. Këtë obsesion dhe paranojë askujt s’mund t’ia tejkalojmë”.

-----