Ballina Lajme nacionale Thaçi: Me vendimin për reprocitet, po vepron në kundërshtim të SHBA-së

Thaçi: Me vendimin për reprocitet, po vepron në kundërshtim të SHBA-së

37
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi akuzoi kryeministrin në largim, Albin Kurti, së përpara se të largohet nga detyra, po i vazhdon mashtrimet patriotike me vendime strategjikisht të gabueshme.

“Në përpëlitjet e fundit para se të largohet nga zyra, Kurti po i vazhdon mashtrimet patriotike me vendime strategjikisht të gabueshme. Me vendimin për kinse reciprocitet, ai vazhdoi duke bërë hapa në kundërshtim me kërkesat dhe pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të BE-së, duke rrezikuar tërë atë që kemi arritur dhe ndërtuar për më shumë se dy dekada.

Kosova ka fituar lirinë dhe shtetësinë me përkrahjen e SHBA-së dhe partnerëve evropianë dhe vetëm me këtë përkrahje e partneritet ka të ardhme të sigurt. Çdo cenim i këtyre raporteve është rrezikim i shtetit dhe rrezikim i së ardhmes së Kosovës.”, shkroi Thaçi në profilin e tij në Facebook.

-----