Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me Emisarin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, ka treguar se me të kanë biseduar miqësisht rreth arritjes së marrëveshjes reciproke Kosovë-Serbi.
“Mund të konkludoj se bashkëbisedimi ynë ka qenë korrekt, konstruktiv dhe bisedë e hapur e miqësore në drejtimin e gjetjes së mundësive për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë që do të nënkuptonte njohje reciproke dhe mundësinë që Kosova të anëtarësohet në OKB”, ka thënë Thaçi në një konferencë për media.
I pari i vendit tutje u shpreh se vazhdon të besojë fuqishëm se e ardhmja e vetme e Kosovës është të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së, dhe në ketë drejtim sipas Thaçit BE natyrisht duhet të lëvizë sa më shpejtë në çështjen e liberalizimit të vizave./21Media
The post Thaçi: Me Lajçakun biseduam rreth marrëveshjes finale Kosovë-Serbi appeared first on RTV21.