Ballina Lajme nacionale Thaçi mbërrin në Bratisllavë, do të prezantojë arritjet e Kosovës para diplomatëve...

Thaçi mbërrin në Bratisllavë, do të prezantojë arritjet e Kosovës para diplomatëve amerikanë

31
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sapo ka arritur në Bratisllavë të Sllovakisë, atje do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Globsec.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku po ashtu ka bërë të ditur se takimin e parë do ta ketë me Philip Ricker, diplomatin që ka njohuri të mëdha për Kosovën.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se në panel të me homologun e tij serb dhe malazez do të flasin për rëndësinë e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbinë për rajonin.

Ndërkaq në takimet e tjera me diplomatë e senatorë amerikanë, Thaçi do të flas për të arriturat e Kosovës në këto dy dekada.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sapo arrita në Bratislavë të Sllovakisë, për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të GlobSec. Takimin e parë e kam me Philip Ricker, diplomatin amerikan që e njeh shumë mirë rajonin tonë. Më pas, në panel me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të flasim për rëndësinë e arritjes së marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe dobive që sjellë ajo për vendet tona dhe tërë rajonin. Në takimet e tjera me diplomatë e senatorë amerikanë do të flasim për të arriturat e Kosovës në këto dy dekada.

-----