Ballina Lajme nacionale Thaçi mban pezull listën e emërimeve të gjeneralëve të FSK’së

Thaçi mban pezull listën e emërimeve të gjeneralëve të FSK’së

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Goxha shpesh e viziton Forcën e Sigurisë së Kosovës. E për këtë forcë që tashmë ka mandat ushtarak presidenti komandanti suprem ka fjalë të mëdha. Por, Presidenti Hashim Thaçi tash e sa kohë nuk e ka kryer një punë në të rëndësishme që i takon atij.

Ai po e mbanë pezull listën e emërimeve të gjeneralëve.

Emrat e gjeneralëve ka muaj që Ministria e Mbrojtjes i ka dërguar në Presidencë ashtu siç parashihet me ligj.

Emërimi i Gjeneralëve nga Presidenti duhej të përfundonte më së largu deri më 21 maj.

E për shkakun e vonimit të emërimeve të zyrtarëve më të lartë të FSK-së, T7 ka pyetur Presidencën e Kosovës.

Por ani pse kanë kaluar 1 javë televizioni nuk ka marrë një përgjigje nga ky institucion.

Ndërkohë, Faruk Geci, që drejton Drejtorinë për Politika dhe Plane më Ministrinë e Mbrojtës, thotë se emërimi i stafit civil të Ministrisë ka përfunduar.

Krahas kësaj, që nga 21 janari kur hynë në fuqi ligjet mbi FSK E Ministrinë e Mbrojtjes ka filluar procesi i transformimit të këtyre dy institucioneve në misionin e ri.

Geci tregon se FSK do të ndryshoj emblemat e gradat, por jo edhe uniformat e saj.

---- ----
-----