Ballina Lajme nacionale Thaçi: Kurti dhe grupi i tij po kërcënojnë, duhen ndaluar urgjentisht

Thaçi: Kurti dhe grupi i tij po kërcënojnë, duhen ndaluar urgjentisht

42
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se së bashkë me grupin e tij po sjell kërcënime që duhet të ndalohen urgjentisht.

----

Ai thotë se deklarimet e ushtruesit të detyrës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, janë të papranueshme dhe tejet të rrezikshme për demokracinë e vendit.

“Kërcënimi që një ushtrues detyre i ministrit të një Qeverie në dorëheqje ia bën ish-presidentit Behgjet Pacolli, lider partiak dhe aktualisht i zgjedhur i popullit në Kuvendin e Kosovës, se do të arrestohet nëse shkon në Kuvend për ta ushtruar mandatin e tij, është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm për demokracinë tonë të re”, shkroi Thaçi në Facebook.

Ai i bëri thirrje kuvendit të Kosovës që t’i adresojë këto kërcënime dhe të marrë masa.

“Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve duhet të ndalën urgjentisht. Kuvendi i Kosovës duhet ta adresojë këtë kërcenim dhe t’i marrë masat e nevojshme që të mbrohet demokracia në Republikën e Kosovës”.

----- ----