Ballina Lajme nacionale Thaçi kundër Kurtit: Taksa të hiqet, kokëfortësia ka pasoja!

Thaçi kundër Kurtit: Taksa të hiqet, kokëfortësia ka pasoja!

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se kokëfortësia, mungesa e veprimeve dhe e vendimeve të mençura, e kanë thelluar izolimin e Kosovës dhe kanë prishur në mënyrë të ndjeshme raportet speciale të vendit me SHBA-në. Ai shkroi në Facebook se mbajtja në fuqi e tarifës është pengesë serioze dhe pengon bashkëpunimin strategjik e investimet e reja të fuqishme amerikane në Kosovë.

“Prandaj, nevoja që të merren me urgjencë vendimet e duhura ishte kërkesë dhe mesazh kryesor në takim me Sekretarin Pompei dhe me Këshilltarin për Siguri Nacionale, O’Brien. Edhe kërkesa ime e qartë si president për qeverinë, për spektrin politik dhe mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës është që pa humbur kohë të merren vendimet e duhura strategjike, të cilat i japin fund izolimit, i hapin mundësi dialogut për arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe e forcojnë miqësinë e përhershme dhe bashkëpunimin strategjik me SHBA-në”, shkroi ai.

Thaçi shtoi se hezitimi për vendime të shpejta, të mençura, të plota e jo të pjesshme është i panevojshëm, sepse këto vendime janë rruga e vetme “për t’i arritur qëllimet tona shtetërore dhe strategjike”.

---- ---- ----
-----