Ballina Lajme nacionale Thaçi kërcënon VV: Emrin ose do të ketë hapa ligjore; partia e...

Thaçi kërcënon VV: Emrin ose do të ketë hapa ligjore; partia e Kurtit: Do ta sjellim…

36
SHPËRNDAJE

Lëvizja Vetëvendosje tha se do ta bëjë brenda afateve dhe pa vonesa dorëzimin e emrit të të mandatuarit për krijimin e qeverisë, por pa saktësuar se kur do të ndodhë një gjë e tillë. Sot mbushen 22 ditë që nga momenti i konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjes së kryetarit e nënkryetarëve. Megjithate, partia fituese e zgjedhjeve të tetorit, nuk e ka dërguar ende emrin në presidencë.

Nisur nga kjo situatë, Hashim Thaçi kërcënoi me veprime kushtetuese. “Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejë një zgjidhje politike në përputhje me votën e qytetarëve me 6 tetor, uroj që kjo zgjidhje të  vijë sa më e shpejt. Në të kundërt, do të ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm kushtetues dhe ligjorë”, citohet të ketë thënë ai.

Por njohës të çështjeve politike në vend mendojnë se dy partitë që synojnë marrëveshjen e bashkëqeverisje, janë sot më larg se kurrë prej arritjes së saj. Ramush Tahiri mendon se tashmë, nuk ka raporte të sinqerta mes të dy partive. As Arton Demhasaj nuk e sheh të afërt marrëveshjen, e Bekim Kabashi gjithashtu konsideron se pozicionet e LDK-së dhe VV-së nuk po shkojnë drejt përafrimit. Dy partite I kanë bërë tashmë ofertat e fundit njëra-tjetrës, ndërkohë që situata është bllokuar dhe nuk ka ende asnjë deklaratë nëse I pranojnë këto oferta ose jo.