Ballina Lajme nacionale Thaçi: Javën e radhës marr hapat e fundit për formimin qeverisë

Thaçi: Javën e radhës marr hapat e fundit për formimin qeverisë

54
SHPËRNDAJE

President i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se në javën tjetër do të ndërmarrë hapat për formimin e Qeverisë së re. Në Twitter ai tha se tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën.

“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, i aftë për të luftuar # COVID19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën”, ka shkruar Thaçi.

-----