Ballina Lajme nacionale Thaçi firmos vendimin: Nëse nuk është gati, Kurti le ta refuzojë mandatin...

Thaçi firmos vendimin: Nëse nuk është gati, Kurti le ta refuzojë mandatin e krijimit të qeverisë!

34
SHPËRNDAJE

Mungesa e arritjes së një marrëveshjeje për koalicionin e ardhshëm qeverisës ndërmjet dy partive, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të nënshkruajë vendimin që Albin Kurti të jetë i mandatuari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Thaçi tha se tashmë ka firmosur dhe bëri thirrje që partitë të respektojnë vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit. “Për hir të korrektësisë, ju e dini që i kam dërguar dhe ftesat kryetarit të partisë të parë në Kosovë aktualisht, që të marrë, siç e kërkon rendi dhe përgjegjësia politike e qytetare, zyrtarisht të drejtën e të mandatuarit për krijimin e qeverisë.

Takimi ynë në zyrën time ishte një takim i një vullneti të mirë. Nënshkrimi im në vendimin për të mandatuarin ekziston dhe është në tavolinën time”, tha Thaçi.

Sipas presidentit të vendit, zgjidhja për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, qëndron te partitë politike.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për muaj të tërë kanë zhvilluar negociata, por ende nuk kanë arritur të bien dakord për një marrëveshje koalicioni.

-----