Ballina Lajme nacionale Thaçi: Është koha që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së

Thaçi: Është koha që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së

15
SHPËRNDAJE

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e ditës së Kombeve të Bashkuara ka thënë se është koha që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së.

“Roli i OKB-së në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në botë mbetet e rëndësishme. Sot, kur njerëzimi përballet me sfida të reja është thelbësore që ne të qëndrojmë të bashkuar në ruajtjen e një të ardhme të sigurt të vendeve tona. Tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar ai në Twitter.

Kombet e Bashkuara është Organizata Ndërkombëtare më e madhe dhe më e rëndësishme sot në botë, veprimtaria e të cilës daton që nga viti 1945. Qëllimi kryesor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet kombeve, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e sigurisë dhe e paqes në botë. Ajo është vazhduese e Lidhjes së Kombeve, por me një strukturë, organizim dhe anëtarësi shumë më të gjerë dhe më të plotë.

Më 26 qershor 1945 u miratua Karta e Kombeve të Bashkuara, e cila hyri në fuqi më 24 tetor 1945. Kjo datë u shpall si Dita Ndërkombëtare e OKB-së./21Media

The post Thaçi: Është koha që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së appeared first on RTV21.

-----