Ballina Lajme nacionale Thaçi dhe Meta kështu i gëzohen fitores së Kosovës

Thaçi dhe Meta kështu i gëzohen fitores së Kosovës

67
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Thaçi dhe Meta të “çmendur” për fitoren e Kosovës.

“Emocione të jashtëzakonshme përjetova sot në stadiumin “Fadil Vokrri””, kështu shkruan në facebook presidenti Ilir Meta pas fitores 2 me 1 të Kosovës ndaj Çekisë.

Edhe pse pa pesë titullarë, ata treguan se shpirti i ekipit është gjithçka për Fitore!Urime edhe tifozëve të pamposhtur!”, shkruan Meta më tej.

Por nga fotot më poshtë duket se Meta e ka ndjekur ndeshjen bashkë presidentin Thaçi, i cili para ndeshjes shkruante “Sot në stadiumin që mban me nder emrin e Fadil Vokrrit mund ta vazhdojmë ëndrrën dhe historinë e suksesit për futbollin e Kosovës. Uroj që djemtë e përfaqësueses sonë ta fitojnë këtë betejë përcaktuese për vazhdimin e kualifikimit në Kampionatin Evropian. Sot duhet të fitojmë për Kosovën, duhet të fitojmë për Vokrrin”.

---- ----
----
----- ----
-----