Ballina Lajme Bota/Rajoni Thaçi dha dorëheqjen, Hoti: Së shpejti fillojmë bisedat me partitë politike për...

Thaçi dha dorëheqjen, Hoti: Së shpejti fillojmë bisedat me partitë politike për postin e Presidentit

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se bisedat për postin e presidentit do të fillojnë së shpejti.

Në një konferencë për media, Hoti ka deklaruar se rruga kushtetuese është e qartë, transmeton Telegrafi.

“Besoj që kjo çështje do të marrë udhë, për disa ditë fillojmë bisedat me gjithë spektrin politik, për ta parë se si mund ta kalojmë këtë situatë.

Rruga kushtetuese është e qartë, besojmë në një zgjidhje që është më e mira për vendin”, pohoi Hoti.

Theksojmë se postin e presidentes aktualisht është duke e ushtruar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani është emëruar u.d e presidentes, pas dorëheqjes që ka dhënë ish-presidenti Hashim Thaçi, ku arsye për këtë ishte konfirmimi i aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Deri me tani ehste veteshpallur, madje duke e kerkuar me ngulm, si kandidat per President, kreu i AAK Ramush Haradinaj!

Ndersa Pacolli, ne menyre indirekt, propozimit te nje drejtuesi te pertise se tij i eshte pergjigjur pozitivisht, duke deklaruar se do ishte gati ta merrte kete detyre nese ia besojne!

---- ----
----
-----
-----