Ballina Lajme nacionale Thaçi del sërish kundër Lajçakut si emisar për dialogun: Pres nga BE...

Thaçi del sërish kundër Lajçakut si emisar për dialogun: Pres nga BE të pranojë që e ka gabim

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi doli sërish kundër BE-së në lidhje me emërimin e Miroslav Lajcak-ut si emisar për dialogun Kosovë-Serbi.

----

Thaçi u shpreh se e mirëpret që unioni të dëshmojë se është gabim rreth çështjes së emërimit të Lajçak si Përfaqësues Special për dialogun, sepse kjo do të ishte në interes të Kosovës.

Kreu i shtetit ka thënë se duke mos e emëruar Lajçakun në pozitën e emisarit për negociatat Kosovë-Serbi, Bashkimi Evropian do të përmirësonte edhe kredibilitetin, raporton Gazeta Express.

Thaçi edhe një herë ka kujtuar se Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën si shtet dhe votën kundër Kosovës në UNESCO.

“E mirëpres që BE-ja ta dëshmojë që jam gabim për emërimin e Lajçakut si i dërguar special për dialogun. Kjo do të ishte në interes të Kosovës dhe do ta përmirësonte kredibilitetin e BE-së. Argumenti im nuk lidhet me procedura të brendshme, por me gabimet strategjike. Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën dhe ka votuar kundër nesh në UNESCO”, shkroi Thaçi.

Nga BE i kanë reaguar, duke i thënë se Lajçak ende nuk është emëruar si emisar.

----- ----