Ballina Lajme nacionale Thaçi bisedon me Lajçak: Kosova është e përkushtuar për dialog që çon...

Thaçi bisedon me Lajçak: Kosova është e përkushtuar për dialog që çon në njohje reciproke

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një diskutim me të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas takimit, Thaçi ka shkruar në Twitter se Kosova është e përkushtuar për njohje të ndërsjellë me Serbinë, si e vetmja mënyrë për të siguruar paqe të qëndrueshme në rajon.

“Diskutim i mirë rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së me Miroslav Lajçakun. Përsëris se Kosova është e përkushtuar për një dialog për njohje të ndërsjellë, si mënyra e vetme për të siguruar paqe të qëndrueshme në rajon dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në BE”, ka shkruar Thaçi në Twitter./21Media

The post Thaçi bisedon me Lajçak: Kosova është e përkushtuar për dialog që çon në njohje reciproke appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----