Ballina Lajme nacionale Thaçi: Asnjë i akuzuar i UÇK-së nuk i ik drejtësië, s’ka arsye...

Thaçi: Asnjë i akuzuar i UÇK-së nuk i ik drejtësië, s’ka arsye për aksione spektakulare

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Presidenti i Koosvës, Hashim Thaçi përmes një deklarate për media iu është drejtuar qyytetarëve lidhur me Djomat e Specializuara dhe akuzave që janë ngritur ndaj pjesëtarëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se asnjë i akuzuar i  UÇK-së nuk i ka ikur drejtësisë apo autoriteteve të drejtësisë”

“Qytetarët e Kosovës dhe tërë bota presin që Dhomat e Specializuara t’i japin përgjigjen e duhur, profesionale dhe transparente pretendimeve monstruoze, siç janë insinuatat për “trafikimin e organeve njerëzore nga UÇK-ja” apo për “Shtëpinë e verdhë”, në emër të të cilave ne ishim të detyruar që t’i themelojmë Dhomat e Specializuara.Siç tregon historia, Ushtria Çlirimtare e Koovës ka qenë lëvizje vullnetare, pjesë e rezistencës civile dhe angazhimit për liri e pavarësi në Kosovë dhe si e tillë është njohur nga bashkësia ndërkombëtare.Ishte edhe shembull i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare. Duke filluar me gjykatat e UNMIK-ut, Tribunalin për Ish-Jugosllavinë në Hagë, EULEX-in, gjykatat vendore dhe tani me nivelin e 5-të të drejtësisë në Kosovën e pasluftës, Dhomat e Specializuara. Asnjë i intervistuar apo i akuzuar nuk i ka ikur përgjegjësisë që t’u përgjigjet autoriteteve kompetente të drejtësisë.”, ka deklaruar Thaçi.

Tutje presidenti ka kritkuar çasjen ndaj arrestimit të ish pjesëtarëve të UÇK-së, duke thënë se dinjiteti i gjithsecilit qytetar duhet të respektohet.

 “E theksoj se rrjedhja e dokumenteve ka cenuar legjitimitetin e gjykatës në sytë e qytetarëve, ka dëmtuar imazhin e shtetit të Kosovës dhe të drejtat e të pandehurve potencialë. Publikimi i këtyre dokumenteve ka qenë i papranueshëm. Veteranët e UÇK-së janë vlera më sublime e rezistencës dhe lëvizjes sonë për liri e pavarësi. Asnjë grackë e ngrehur nga kushdo nuk do ta vendosë Kosovën në anën e kundërt të drejtësisë.Është e qartë se kërkohet bashkëpunim i ndërsjellë, në perputhje me legjislacionin me të cilin janë themeluar Dhomat e Specializuara. Kjo drejtësi speciale është e obliguar që t’i përmbahet dhe të veprojë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës dhe t’i respektojë të drejtat e të gjithëve.Asnjë i pandehur potencial nuk do t’i ikë drejtësisë. Prandaj, vlerësoj se nuk ka asnjë arsye për ekspedita apo aksione spektakulare. Ndërsa integriteti dhe dinjiteti i secilit qytetar duhet të respektohet.”, ka thënë  Thaçi.

Ai po ashtu ka përkujtuar se Kosovës ishte viktimë e luftës, dhe është e përkushtuar për ndërtimin e shtetit demokratik.

E tërë bota e dinë se Kosova ishte viktimë. UÇK-ja dhe tërë populli i Kosovës janë përballur me gjenocid dhe spastrim etnik. Kosova gjithmonë ka qenë dhe do të jetë në anën e të vërtetës, bashkëpunimit, drejtësisë dhe të drejtës ndërkombëtare, e përcaktuar për ndërtimin e shtetit demokratik, ligjor dhe shumetnik, atdhe të të gjithë qytetarëve të saj. Ky është vullnet i qytetarëve të Kosovës dhe përkushtim i institucioneve të shtetit të Kosovës./21Media

 

The post Thaçi: Asnjë i akuzuar i UÇK-së nuk i ik drejtësië, s’ka arsye për aksione spektakulare appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----