Ballina Lajme nacionale Tha se nuk bëjnë koalicion me PDK-në, Tahiri i kundërpërgjigjet Mustafës

Tha se nuk bëjnë koalicion me PDK-në, Tahiri i kundërpërgjigjet Mustafës

30
SHPËRNDAJE

Isa Mustafa tha se nuk do të ketë koalicion me PDK-në.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i është kundërpërgjigjur kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Ky i fundit tha se i ka vdekur nëna koalicionit me PDK-në.

Tahiri përmes një statusi në Facebook tha se që kur ka arritur demokracia, Mustafa është mësuar me humbje.

Tutje, ai shtoi se Mustafa dhe LDK nuk kanë nevoj të kapen pas PDK-së përfundimisht.

Për më shumë lexojeni postimin e Abelard Tahirit:

Që kur ka arritur demokracia, Isa Mustafa është mësuar me humbjen e zgjedhjeve.

Këto që janë në prag, s’janë asgjë tjetër veçse zgjedhjet e katërta me radhë që do t’i humbë si Kryetar i LDK-së.

Paniku për t’i ikur realitetit që e pret, po ia shpërfytyron racionalitetin, duke e marrë PDK-në si referencë. Isa Mustafa dhe LDK-ja në tërësi, duhet ta kuptojnë që ka jetë edhe pa PDK-në dhe nuk është nevoja që të kapen pas PDK-së pafundësisht.

“Arnimi i qeverisë” me PDK-në është ëndrra që Isa Mustafa e sheh çdo natë, por zgjedhjet që po na presin, do t’ia shkundin edhe këtë ëndërr.

-----