Ballina Sport Teuta nuk i ndahet barazimeve, Kukësi mposht Apoloninë

Teuta nuk i ndahet barazimeve, Kukësi mposht Apoloninë

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Spektakël në Durrës, por jo fitues, kurse Kukësi ngjit shkallët e klasifikimit me fitoren e tretë radhazi.

Verilindorët, këtë herë me Skënder Gegën në stol, mundën Apoloninë me rezultatin e ngushtë 1-0. Fierakët u paraqitën mirë dhe mund të kishin shënuar të parët me Redon Mihanën.

Sulmuesi gaboi i vetëm me portierin Tafa, ndërkohë që më pas të njëjtën gjë bëri edhe Eze. Nigeriani, pak metra me portën, e dërgoi topin mbi traun e portës.

Gjithsesi atë gabim e shleu në fund, kur pas pasimit të Cooper e çoi topin në rrjetë dhe e ngjiti skuadrën e Kukësit në vendin e katërt, me vetëm tre pikë më pak se Vllaznia kryesuese.

Në Durrës vijon seria e barazimeve, këtë herë me rezultatin 1-1. Teuta e ka të vështirë të fitojë dhe Kastrioti, që mbetet i pamposhtur, reziston pavarësisht mungesave të shumta.

Hidi ishte shpëtimtar për Kastriotin në disa raste. Emocionet ishin të mëdha në fund, pasi Okebugëu shënoi në portën e Frashërit dhe shtangu Teutën.

Gjithsesi, Lorenco Vila i kthyer nga pezullimi, pas një minute vendosi baraspeshën dhe shmangu humbjen e durrsakëve.

---- ----
-----