Ballina Sport Teuta leksion Kukësit në “Elbasan Arena”

Teuta leksion Kukësit në “Elbasan Arena”

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Teuta e mbyll vitin në vendin e dytë falë fitores së thellë 0-3 në “Elbasan Arena” ndaj Kukësit, që edhe me Hallaçin në stol vazhdon të ketë të njëjtat probleme, luan mirë, krijon raste, por pa mundur të finaliziojë, teksa mbrojtja në momente të veçanta lë për të dëshiruar. Ndeshja përmbyllëse e javës së 12-të në fakt dhuroi emocione, nivel të lartë, por edhe episode të diskutueshe, me Teutën që konfirmohet “kampionia” e transfertave.

Sfida nisi me pretendimin e lojtarëve të Kukësit për 11-metërsh, pas prekjes së topit me dorë të Hoxhës, por gjyqtari Xhaja vijon lojën.

Rast I mirë për Teutën në minutën e 23-të. Braziliani Gonçalves dhe Krasniqi nuk arrijnë ta dërgojnë topin në rrjetë në dy tentativa të nëpasnjeshme. Momenti që ndezi polemika të shumta ishte i minutës së 31-të, kur Eze u rrëzua në zonë, por Xhaja sinjalizoi për faull në sulm. Pamjet e përsëritura e vënë në dyshim vendimin e kryesorit.

Pjesa e dytë nis me nhë moment të vështir në portën e Teutës (48′)m me Horic që nuk arrin ta shtyjë topin drejt rrjetës. Pak çaste më vonë portieri Tafas i mohoi golin Arapit, me një devijim vedimtar. Goditja e fortë e Limajt në minutën e 54-t gjeti të përgatitur Frashërin, për të ardhur më pas tek momenti që ndryshoi rrjedhën e lojës. Në të 65-tën, Emiliano Vila pasi rrembeu një top në gjysmëfushën e Kukësit iu afrua zonës dhe lëshoi në mënyrë të befasishme një goditje nga distanca, që përfundoinë rrjetë.

Vetën katër minuta më vonë, “Djemtë e Detit
interpretuan në mënyrë përfekte një kundërsulm të shpejtë, që u finalizua me klas nga Dejvi Bregu.

Kukësi u demoralizua pas dy golave të pësuar  brenda katër dhe në minutat shtesë u ndëshkua me të tretin, që ka për autor Lorenco Vilën, I shërbyer më zgjuarsi nga Asion Daja. Mbyllet 0-3 në “Elbasan Arena”, me Teutëm që merr një fitore të madhe për objetivat sezonale, ndërsa verlindorët pësuan humbjen e dytë radhazi me 3 gola diefercë, çka tregon se fokusi kryesor i stafit teknik duhet të jetë faza mbrojtëse

---- ----
----
----- ----
-----