
Një përballje ku si Teuta dhe Kukësi , synojnë të gjejnë impulset e nevojshme për një kurs fitimtarësh. teuta vjen pas 3 fitoresh radhazi, dhe ka me vete edhe momentin, së fundmi mposhtën Tiranën dhe kërkojnë ti japin vazhdimësi serisë me një sukses ndaj verilindorëve të Mirel Josës.
Kukësi vjen pas një humbjeje që djeg ndaj Partizanit dhe këtë sezon ka vuajtur një seri të jashtëzakonshme oshilacionesh, cka janë reflektuar edhe në klasifikim. Teknikisht duke u bazuar në karakteristikat e skuadrave është një ndeshje interesante për tu parë, Teuta që ka një mbriojtje të hekurt, me diferencë më të mirën e kampionatit me vetëm 8 gola të pësuar, por që ka caluar në aspektin e shënimit të golave, përballë Kukësit me një sulm shpërthyes, por që pëson jashtëzakonisht shumë, shkruan Super Sport.
Mbetet për tu parë nëse do të përfitojë Edi Martini nga mangësitë mbrojtëse të cverlindorëve, apo Josa do të dijë të cahjë mbrojtjen hermetike të bregdetarëve. Si për ti përzier kartat edhe Mungesat në të dyja kampet peshëojnë në repartet që janë pika më e fortë e tyre. Kukësi nuk do të kenë për këtë takim Agim Ibrahimin, kryegolashënues i kampionatit me 10 finalizime, i cili është i dëmtuar, ndërsa te Teuta për Edi Martinin nuk është i disponueshëm në mbrojtje Aleksandër Kouros i pezulluar për shkak kartonash.
Deri më tani bilanci sezonal flet për Teutën që ndaj Kukësit ka siguruar fitoren më të thellë në këtë kampionat, një 3-0 në ndeshjen e fundit të vitit, por ai ishte një tjetër Kukës, dhe kjo një tjetër ndeshje, e gatshme për të shkruar një histori më vete.