Ballina Showbiz Teuta a nervozohet me Afronën, kjo është përgjigja e saj

Teuta a nervozohet me Afronën, kjo është përgjigja e saj

59
SHPËRNDAJE

A nervozohet Teuta me Afronën, përgjigjia e saj do të ju befasojë.

Aktorja e njohur dhe shumë e dashur kosovare, Teuta Krasniqi është ndër emrat më të komentuar në mediat rozë. Teuta në çdo intervistë që ka tregohet mjaft e hapur për publikun, edhe kur bëhet fjalë për jetën private, shkruan rtv21.

Së fundmi, në një emision aktorja u pyet se a do të shkojë në dasmën e Bleros dhe Afronës, që do të bëhet në muajin shtator.

Lidhur me këtë pyetje, Teuta u shpreh që pjesëmarrja e saj në dasmën e Bleros do të ishte shumë e çuditshme, pavarësisht që raportet e tyre janë mjaft shoqërore.

Ndërsa, tha që në kanagjeq të Afronës nuk do ta kishte hiç problem të shkonte. Gjatë bisedës në emisionin “N’Kosovë Show”, Teuta u shpreh që e fejuara e Bleros, Afrona nuk ka ndodhur asnjëherë që ta bëjë nervoz.

“N’fakt sa herë e shoh, edhe me pa në fotografi buzëqeshi”, tha Teuta, duke u shprehur që nuk mund të bëhet nervoz me fytyrën engjëllore që ka Afrona. Teuta Krasniqi është e martuar me Adonis Morinën, me të cilin ka vajzën, Kaia, ndërsa nga martesa me këngëtarin, Blerim Muharremin ka vajzën e madhe Tarën.

-----