Ballina Lajme nacionale Tetë vjet dështim në reformën zgjedhore

Tetë vjet dështim në reformën zgjedhore

11
SHPËRNDAJE

Tetë vjet obstruksion i kanë bërë liderët shtetërorë dhe partitë politike reformës zgjedhore.

Zvarritja e procesit dhe lënia në gjysmë e iniciativave, zakonisht pas pazareve të cilat partive u kanë mundësuar ndarjen e kulaçit të pushtetit, ka ndikuar që të përsëriten defektet e konstatuara në zgjedhje nga organizata vendore dhe ndërkombëtare.

Sistemi aktual zgjedhor është dëshmuar të jetë ngufatës për demokracinë e brendshme, duke imponuar koalicione të panatyrshme, e prodhuar qeveri jostabile, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vëzhgues të këtyre proceseve thonë se deri tani nuk ka pasur vullnet politik për ta finalizuar reformën, e cila duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të marrë parasysh jo vetëm rekomandimet e ndërkombëtarëve, por edhe të vendorëve.

Një histori dështimi

Ishte prilli i vitit 2011, kur Hashim Thaçi si kryeministër dhe kryetar i PDK-së, pati dalë në konferencë për media me partnerin e tij në Qeveri, kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, si dhe kreun e LDK-së, Isa Mustafa, atëkohë në opozitë.

Të tre firmosën një marrëveshje për reformë zgjedhore, krahas asaj për një president konsensual të përkohshëm, mandati i të cilit do të zgjaste veç derisa të kryhej reforma. Ujdia u arrit pasi Kushtetuesja e rrëzoi nga posti i presidentit Behgjet Pacollin. Ai ishte zgjedhur pa kuorumin e kërkuar që nënkuptonte prezencën e dy të tretave të deputetëve në sallë.

-----